Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer

Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer

Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer

Një mashtrim i pazakontë është zbuluar në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se është prezantuar si toger i Policisë për të siguruar 450 euro kinse për blerjen e peletit. Por historia nuk përfundon këtu. Vetura me të cilën ai dyshohet se ishte larguar nga vendi i ngjarjes rezulton të jetë objekt i një rasti tjetër, pasi pronari kishte denoncuar se ia kishte dhënë me qira dhe nuk i ishte kthyer.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 15:55, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ndërsa denoncimi është bërë të nesërmen.

I dyshuari është Besim Shkodra, rreth 37-vjeçat, i cili, sipas informatave të siguruara nga Sinjali, kishte kontaktuar përmes telefonit, duke u prezantuar si “toger” dhe duke pretenduar se ndodhej në një trajnim në Polici.

Me këtë arsyetim, ai dyshohet se kishte kërkuar që një personi tjetër t’i dorëzoheshin 450 euro para të gatshme, kinse për blerjen e peletit.

Viktima, V.C, rreth 42-vjeçatr, dyshohet se kishte rënë në lajthim dhe kishte dorëzuar shumën e kërkuar. Pas marrjes së parave, i dyshuari ishte larguar me një Audi Q3, ngjyrë të bardhë.

Mirëpo, gjatë trajtimit të rastit, hetuesit kanë konstatuar se për të njëjtën veturë ishte iniciuar edhe një rast në Gjilan për “Keqpërdorim të besimit”.

Pronari i automjetit ka deklaruar se ia kishte dhënë veturën me qira të dyshuarit për periudhën 6 deri më 8 tetor, por se pas përfundimit të afatit ai nuk ia kishte kthyer.

Në kuadër të veprimeve policore, Audi Q3 është vërejtur duke lëvizur në rrugën e Pejës, pranë semaforëve në Bresje të Fushë Kosovës.

Policia ka ndërhyrë, ka ndaluar automjetin dhe ka arrestuar Besim Shkodrën.

Pas arrestimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti në Fushë Kosovë është iniciuar për veprën penale “Mashtrim”, ndërsa hetimet vazhdojnë edhe lidhur me rastin e veturës së marrë me qira dhe të pakthyer.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Doganës së Kosovës

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Doganës së Kosovës

Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer | Momenti