Lufta në Detin e Zi është një nga prioritetet e politikës së sigurisë së Turqisë – thotë ministri i Mbrojtjes

Turqia e konsideron luftën në Detin e Zi si një nga prioritetet e politikës së saj të sigurisë.

Sponsor 3M Express

Vendi po e monitoron nga afër ndikimin e saj në sigurinë rajonale dhe do të vazhdojë të ndjekë një qasje të përgjegjshme dhe të balancuar, që synon ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, gjatë ceremonisë së hapjes së vitit akademik 2026–2027 në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare.

“Lufta që po zhvillohet në Detin e Zi, rreziqet për sigurinë, ekuilibrat e rinj që po krijohen në Kaukaz, zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe të drejtat dhe interesat tona në Qipro dhe në Mesdheun Lindor, janë çështje prioritare për politikën tonë të sigurisë”, citohet të ketë thënë ministri.

Sipas tij, Turqia po ndjek një qasje të balancuar që synon ruajtjen e stabilitetit.

“Në Detin e Zi, ne po e monitorojmë nga afër ndikimin e luftës në sigurinë rajonale dhe po vazhdojmë qasjen tonë të përgjegjshme dhe të balancuar, që synon ruajtjen e stabilitetit”, ka thënë më tej Yaşar Güler.

Lidhur me rajonin e Kaukazit, Güler theksoi se Turqia mbështet vendosjen e paqes së qëndrueshme, forcimin e stabilitetit rajonal dhe zhvillimin e mundësive për bashkëpunim.

Siç raportojnë më tej mediat, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi së fundmi një bisedë telefonike me Vladimir Putinin lidhur me sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Cila është e vetmja gjë që i mungon Messit në futboll?

Cila është e vetmja gjë që i mungon Messit në futboll?

Lufta në Detin e Zi është një nga prioritetet e politikës së sigurisë së Turqisë – thotë ministri i Mbrojtjes | Momenti