Ribalancim i ri i buxhetit është bërë sepse nuk ka para për paga dhe pensione, borxhe të reja për qytetarët po vijnë, akuzojnë sot nga LSDM.

“Një ribalancim i ri i buxhetit vetëm dy muaj pas atij të fundit. Kjo konfirmon gjendjen katastrofike të thesarit të shtetit dhe debaklin e politikave ekonomike të Mickoskit.
Hendeku buxhetor është i madh, 900 milionë euro. Qeveria nuk ka para të mjaftueshme për paga, pensione dhe detyrime aktuale. Borxhet e reja po vijnë mbi shpinën e popullit.
Qeveria ka marrë tashmë hua të reja prej 250 milionë eurosh, për nevojat buxhetore deri në fund të vitit. Jo për të shlyer kreditë e vjetra, jo për investime zhvillimore, por për të mbuluar deficitin në thesarin e shtetit.
Ky është rezultati i politikave ekonomike të Mickoskit: Një buxhet që është i mbushur me kredi, ndërsa qytetarët dëgjojnë përralla për suksese ekonomike.
Përrallat e Mickoskit për “ekonominë e tretë në Evropë” kanë rënë në rrënim.
Deficiti buxhetor është 900 milionë euro, hendeku në PIOM ka arritur në një miliard euro. Në vend që të sigurojë të ardhura të qëndrueshme dhe shpenzime të përgjegjshme, Qeveria po grumbullon borxhe për të mbuluar detyrimet e saj themelore.
Me huamarrjen e re, borxhi publik arrin në 11 miliardë euro, dhe me borxhet ndaj SHPP-së dhe ndërmarrjeve të tjera publike, tejkalon 63% të BPV-së.
Skllavëria e borxhit. Mickoski e rriti borxhin me 4 miliardë euro, vetëm në dy vjet. Gjysma e borxhit të përgjithshëm shtetëror në 30 vitet e fundit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/




