LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë

LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë

LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamenti Special me gjyqtarin Kujtim Krasniqi sot pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj pesë ish-policëve serbë, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, konkretisht për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Blakqori gjatë luftës në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Të akuzuar në këtë rast janë Predrag Nikoliq, Zoran Deletoviq, Ivan Ivanov, Sinisha Milanoviq dhe Jovica Deniq, gjykimi ndaj tyre pritet të zhvillohet në mungesë .

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 6 maj 1999, pesë të akuzuarit, në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës, dyshohet se kanë marrë pesë civilë shqiptarë, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga Kosova.

Viktimat janë identifikuar si Fehmi Blakqori, bashkëshortja e tij Miradije, djali i tyre 14-vjeçar Labinoti, si dhe Mahmut Blakqori dhe bashkëshortja e tij Sabile.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kishin ndaluar viktimat në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, pranë pompës së derivateve “Beopetrol”, duke i futur në automjetin policor me pretekstin se do t’i dërgonin në stacionin hekurudhor.

Mirëpo, sipas aktakuzës, ata kishin ndryshuar drejtimin dhe i kishin dërguar civilët në vendin e quajtur “Megja”, ku dyshohet se ishte kryer ekzekutimi i tyre.

Prokuroria pretendon se Predrag Nikoliq i kishte urdhëruar viktimat të shtriheshin me fytyrë për tokë, përpara se të shtinte në drejtim të tyre me pistoletën CZ99.

Ndërkohë, i akuzuari Zoran Deletoviq dyshohet se kishte shtënë me armë automatike, ndërsa Sinisha Milanoviq dhe Jovica Deniq akuzohen se kishin ndihmuar në kryerjen e vrasjeve.

Sipas aktakuzës, pas ngjarjes, Nikoliq ia kishte dorëzuar Ivanovit dokumentet e viktimave, duke e udhëzuar që t’i digjte, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën më 1 qershor 2026, duke i ngarkuar të pestë me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, në bashkëkryerje.

Gjykimi është propozuar të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, pasi sipas Prokurorisë, ata nuk gjenden në territorin e Kosovës.

Kujtojmë se më 17 shtator 2026 kishte dështuar nisja e gjykimit, për shkak të mungesës së avokatit të të akuzuarit Zoran Deletoviq. Gjyqtari Kujtim Krasniqi kishte paralajmëruar se do të kërkonte sqarime nga Oda e Avokatëve të Kosovës lidhur me mosparaqitjen e mbrojtësit.

LEX | Drejtësia nga Sinjali do ta përcjellë seancën dhe do ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet nga kjo seancë. 

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Ekskluzive | Marihuanë, kokainë dhe një substancë tjetër e dyshuar – dy të rinj kapen me narkotikë në Prishtinë

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

Bashkëpunimi ShBA-Shqipëri çon në kapjen e ‘dilerit’ ukrainas

LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë | Momenti