Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Sponsor 3M Express

Në letrën e tij, Burnham ka theksuar partneritetin e kahershëm dhe të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke ritheksuar mbështetjen britanike për zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik.

Ai ka kujtuar se Mbretëria e Bashkuar ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

“Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik”, thuhet në letrën e kryeministrit britanik.

Burnham ka theksuar gjithashtu rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit për arritjen e pajtimit të qëndrueshëm në rajon.

Në fund të letrës, ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kurtin në trajtimin e sfidave evropiane dhe zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Pres me kënaqësi të punoj me ju për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar”, ka shkruar Burnham.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ambasadori britanik në Prishtinë nderon të rënët e luftës: Sakrifica e tyre nuk harrohet

Ambasadori britanik në Prishtinë nderon të rënët e luftës: Sakrifica e tyre nuk harrohet

Prishtina fiton me mund ndaj Vushtrrisë dhe shkëputet në krye

Prishtina fiton me mund ndaj Vushtrrisë dhe shkëputet në krye

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Mbështesim Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Mbështesim Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur

Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani | Momenti