Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se në Prishtinë është mbajtur një shërbesë përkujtimore për të gjithë ata që kanë humbur jetën ose kanë vuajtur nga luftërat dhe konfliktet.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka thënë se në këtë ceremoni janë kujtuar edhe personat që dhanë jetën në Kosovë.
Ai ka theksuar rëndësinë e kujtimit të sakrificës së tyre dhe të ripërtëritjes së përkushtimit për paqe dhe pajtim, si në Kosovë, ashtu edhe në mbarë botën.
“Ne do t’i kujtojmë ata”, ka përfunduar mesazhin ambasadori britanik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




