Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave

Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave

Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave

Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë kanë kërkuar urgjentisht nga institucionet përgjegjëse pastrimin e mbeturinave, të cilat, sipas tyre, janë grumbulluar në këtë zonë prej më shumë se tri javësh.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, banorët kanë thënë se gjendja është rënduar dukshëm, pasi mbeturinat janë grumbulluar në pothuajse çdo pjesë të rrugës, duke e kthyer atë në një deponi.

Ata kanë kërkuar largimin e plotë të mbeturinave brenda javës së ardhshme, duke paralajmëruar se në rast të mosreagimit do të organizojnë protestë.

Sipas paralajmërimit të tyre, në rast se nuk ndërmerret asnjë veprim, banorët do t’i grumbullojnë mbeturinat dhe do t’i dërgojnë para ndërtesës së Komunës së Prishtinës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me këtë situatë.

Banorët kanë kërkuar nga institucionet një reagim të shpejtë dhe efikas për zgjidhjen e problemit, duke theksuar se nuk dëshirojnë të detyrohen të kalojnë në protesta. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Krenarë që njohëm ndër të parët pavarësinë e Kosovës

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Krenarë që njohëm ndër të parët pavarësinë e Kosovës

Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

“Psikologia na akuzoi se nuk ishin prindër të denjë”, mes emocionesh Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë në detaje rrugëtimin e djalit me autizëm

“Psikologia na akuzoi se nuk ishin prindër të denjë”, mes emocionesh Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë në detaje rrugëtimin e djalit me autizëm