Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset

Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset

Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory lidhur me bullizmin, paragjykimet dhe mentalitetin shoqëror, duke shprehur kritika të ashpra ndaj mënyrës se si njerëzit gjykojnë dhe trajtojnë njëri-tjetrin.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se shoqëria jonë vazhdon të karakterizohet nga bullizmi, paragjykimet dhe intrigat, ndërsa vetëdijesimi dhe largimi nga mentaliteti primitiv mbeten ende sfida të mëdha.

“Na jena popull bullizus, paragjykus dhe intriganta. Me seksualitet ja kemi kalu edhe Evropës, po kur bohet fjalë për vetëdijesim, civilizim edhe me dal prej mentalitetit primitiv, na konkretisht n’kohë t’gurit jena”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja ka shtuar se askush nuk është i detyruar të tolerojë sjellje të tilla, por njëkohësisht ka ngritur edhe çështjen se pse njerëzit duhet të shqetësohen kaq shumë për mendimet dhe komentet e të tjerëve.

Ajo ka theksuar se jo gjithçka që një person përjeton duhet të bëhet publike, duke kundërshtuar idenë se njerëzit duhet t’i ndajnë plagët emocionale, depresionin apo pasiguritë e tyre vetëm për të fituar vëmendje.

Zanfina ka treguar gjithashtu se edhe vetë ka qenë cak i bullizmit në internet, duke përmendur komentet negative nga profile të rreme, persona nga rrethi shoqëror, ish-kolegë, ish-miss-e dhe humoristë.

Sipas saj, këto sulme shpesh vijnë nga njerëz që nuk janë përballur me pasiguritë dhe traumat e tyre, ndërsa përpjekjet për ta lënduar dikë përmes komenteve negative nuk dëshmojnë asgjë më shumë sesa nevojën për t’u ndier superiorë për pak çaste.

Në fund, këngëtarja ka folur edhe për vetëbesimin dhe nevojën për të mos e varur vlerësimin për veten nga komplimentet apo mendimet e njerëzve që nuk kanë ndonjë rol të rëndësishëm në jetën tonë.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Reagimi i këngëtares së hitit “As i fundit, as i pari” vjen në një kohë kur tema e bullizmit është rikthyer në vëmendje, pas diskutimeve të fundit në Big Brother VIP Kosova 5.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Krenarë që njohëm ndër të parët pavarësinë e Kosovës

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Krenarë që njohëm ndër të parët pavarësinë e Kosovës

Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

“Psikologia na akuzoi se nuk ishin prindër të denjë”, mes emocionesh Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë në detaje rrugëtimin e djalit me autizëm

“Psikologia na akuzoi se nuk ishin prindër të denjë”, mes emocionesh Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë në detaje rrugëtimin e djalit me autizëm