Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Ai i vendos ndeshjet

Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Ai i vendos ndeshjet

Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Ai i vendos ndeshjet

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke e cilësuar futbollistin kosovar si një “fenomen” dhe duke besuar se ai ka potencialin për të bërë diferencën te gjiganti italian.

Ravanelli ka treguar se ka biseduar personalisht me Zhegrovën dhe i ka dhënë një këshillë të qartë: atë që po e tregon në stërvitje dhe me fanellën e Kosovës, duhet ta përsërisë edhe në ndeshjet me Juventusin.

Sponsor 3M Express

“Fola me të dhe i thashë se është një fenomen dhe se ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe në ndeshjet për Juventusin. Nëse gjen qëndrueshmëri, është lojtari më i fortë, ai vendos ndeshjet”, ka thënë Ravanelli.

Ish-sulmuesi italian beson se Zhegrova ka cilësi të veçanta sidomos në pjesën e fundit të fushës, ku aftësia e tij për të krijuar raste dhe për të dhënë pasimin final mund të jetë vendimtare.

“Për mua, ai ka potencialin për 10 gola, por veçanërisht me pasimin e tij të fundit. Kur arrin në 20 metrat e fundit, bëhet shkatërrues dhe e sheh lojën qartë”, ka shtuar Ravanelli.

Ravanelli e njeh mirë fanellën e Juventusit, pasi gjatë periudhës së tij në Torino, nga viti 1992 deri në 1996, shënoi 41 gola në 111 paraqitje.

Ndërkohë, Zhegrova është rikthyer te Juventusi pas grumbullimit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ai ishte ndër futbollistët më të dalluar të “Dardanëve” në katër ndeshjet e para të grupit, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

The post Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Ai i vendos ndeshjet appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII