Të gjithë 63 minatorët që mbetën të bllokuar mbrëmë në minierën e Trepçës në Stantërg kanë dalë jashtë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku, i cili tha se asnjë prej minatorëve nuk ka mbetur më i bllokuar.
Minatorët kishin mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma në horizontet e minierës në Stantërg, pas një problemi të shfaqur në sistemin e furnizimit me energji elektrike.
Defekti ishte evidentuar rreth orës 19:30 dhe kishte ardhur si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë, ndërsa problem kishte pasur edhe në trafostacionin e tunelit të parë.
Për shkak të situatës, një pjesë e minatorëve kishin nisur të largoheshin nga miniera përmes daljeve alternative, deri në daljen e të gjithë 63 minatorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Lajm i mirë nga Trepça: Të gjithë minatorët dalin shëndoshë e mirë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




