Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Hungarisë në Kosovë, duke theksuar rolin e saj në proceset integruese, si dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale përmes kontributit me trupa në kuadër të KFOR-it.
Sipas njoftimit të zyrës për informim të Kryeministrit, në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, përmes organizimeve të përbashkëta që mund të nxisin investimet dhe të forcojnë lidhjet ndërmjet bizneseve.

Gjatë takimit u bë e ditur se numri i bursave të programit hungarez Stipendium Hungaricum për studentët nga Kosova është rritur në 75 në vit, për studimet bachelor, master dhe doktoraturë.
Ndërkohë, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ndodhet në vizitë zyrtare në Budapest, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë së Hungarisë.
Burimi: RTKLive




