cilin ka diskutuar për integrimin evropian të Kosovës dhe mbështetjen italiane për avancimin e statusit të vendit në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për aktualitetin politik, përfshirë aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ambasadori italian e ka uruar për zgjedhjen e presidentes.
Kurti ka thënë se, pas përfundimit të procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve, fokusi po kthehet te programi i punës dhe planet për zhvillim.
“Krahas aktualitetit, përfshirë aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, biseduam për procesin e integrimit evropian, rolin e Italisë dhe rëndësinë e mbështetjes së saj në avancimin e statusit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Jemi mirënjohës ndaj Italisë për përkrahjen dhe gjithë kontributin e saj për zhvillimin e Republikës sonë, sikurse për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Ndërsa synojmë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë sportin.”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kurti pret ambasadorin italian, në takim diskutohet edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




