Policia polake kontrollon mijëra shkolla pas thashethemeve për sulme të reja

Policia polake kontrollon mijëra shkolla pas thashethemeve për sulme të reja

Policia polake kontrollon mijëra shkolla pas thashethemeve për sulme të reja

Mijëra policë polakë kanë vizituar shkollat në mbarë vendin, në përpjekje për t’i qetësuar nxënësit, pasi dy sulme me thikë të kryera nga adoleshentë brenda dy ditësh nxitën thashetheme për një valë të re sulmesh të mundshme, të cilat pretendohej se lidheshin me një sfidë në internet.

Zëvendëskryeministri polak, Krzysztof Gawkowski, tha se nuk ka prova të konfirmuara që sulmet në shkolla ishin pjesë e një operacioni të koordinuar apo se kishin lidhje me ndonjë sfidë në internet.

Sponsor 3M Express

Deri në orët e hershme të mbrëmjes, policia kishte kontrolluar afro 35 mijë shkolla dhe kishte ndaluar 59 persona, njoftuan autoritetet policore përmes një postimi në platformën X.

“Nuk do të ketë kompromis në këtë çështje – siguria e të rinjve është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi ministri i Brendshëm, Marcin Kierwinski, në një konferencë për media.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Barbara Nowacka, bëri të ditur se 59 shkolla ishin mbyllur, kryesisht në rajonin Mazowsze, ku ndodhën sulmet.

Sulmi i dytë në shkollë brenda dy ditësh në Poloni, një i vdekur dhe dy të plagosur

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ngjarja e rëndë në Gjilan, Morina: Dënimet janë deri në burgim të përjetshëm (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në Gjilan, Morina: Dënimet janë deri në burgim të përjetshëm (VIDEO)

Dramë mes Dortmund-Bremen, fundi i ndeshjes sheh katër gola

Dramë mes Dortmund-Bremen, fundi i ndeshjes sheh katër gola

Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)