BE kërkon sqarime nga OpenAI për sulmet kibernetike të kryera nga IA

BE kërkon sqarime nga OpenAI për sulmet kibernetike të kryera nga IA

BE kërkon sqarime nga OpenAI për sulmet kibernetike të kryera nga IA

“Disa kompani kineze janë njoftuar gjithashtu zyrtarisht se duhet të paraqesin informacione shtesë”, tha Virkkunen në një intervistë për rrjetin e agjencive të lajmeve European Newsroom (enr).

Komisioni kishte konfirmuar më parë se u kishte dërguar kërkesa për informacion më shumë se 30 kompanive të inteligjencës artificiale, pa bërë të ditur emrat e tyre.

Sponsor 3M Express

Kërkesat lidhen jo vetëm me shkeljet e mundshme të të drejtave të autorit, por edhe me rreziqet për sigurinë.

Sulmet kibernetike autonome të kryera nga modelet e inteligjencës artificiale kanë shtuar së fundmi shqetësimet për rreziqet që paraqet kjo teknologji.

Si OpenAI, ashtu edhe Anthropic, janë detyruar të pranojnë se programet e tyre kishin sulmuar pa dashje kompani të tjera gjatë testimeve.

Disa përfaqësues të industrisë kanë paralajmëruar madje se nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia që inteligjenca artificiale të përbëjë në të ardhmen një kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

Virkkunen tha se deklarata të tilla mund të jenë edhe një strategji marketingu.

“Por, sigurisht, nëse një kompani thotë se sistemi i saj është shumë i rrezikshëm, atëherë mendoj se nuk duhet ta hedhë në treg”, shtoi ajo.

Konkurrenca globale në këtë fushë është e ashpër dhe disa kompani po përballen me presion të madh, theksoi politikania finlandeze.

Sipas saj, ekziston një rrezik i qartë që këto kompani të nxjerrin në treg produkte që nuk janë testuar mjaftueshëm.

“Aktualisht, rreziqet përqendrohen kryesisht te siguria kibernetike dhe lidhen me të”, u shpreh Virkkunen.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se në të ardhmen mund të shfaqen rreziqe edhe më serioze, përfshirë mundësinë që modelet e avancuara të inteligjencës artificiale të përdoren për zhvillimin e armëve biologjike ose të bien në duart e terroristëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ngjarja e rëndë në Gjilan, Morina: Dënimet janë deri në burgim të përjetshëm (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në Gjilan, Morina: Dënimet janë deri në burgim të përjetshëm (VIDEO)

Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

Dramë mes Dortmund-Bremen, fundi i ndeshjes sheh katër gola

Dramë mes Dortmund-Bremen, fundi i ndeshjes sheh katër gola