Kurti tha se e kishte falënderuar presidenten për pranimin e kandidaturës dhe theksoi nevojën për punë të përbashkët në interes të qytetarëve.
“Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore. Jemi njoftuar edhe me ekipet tona”, tha Kurti.

Burimi: RTKLive



