Të premten pritet të mbahet një protestë në Bonn të Gjermanisë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta siç njoftoi platforma “Liria ka Emër”, do të nisë në orën 19:00, me moton “Jo në emrin tim”.
“Nesër Bonn, Gjermani – bashkë! Drejtësi për çlirimtarët!”, thuhet në njoftimin e LKE-së./Klankosova.tv




