Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara

Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar tentativën për futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit në pikën kufitare Bërnjak, zyrtarët doganorë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të huaja, i cili ishte duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të automjetit dhe kontroll personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit të automjetit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e tij janë gjetur të fshehura 30,550 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar.

Sipas nenit 33 të ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë, është i obliguar të deklarojë me shkrim shumën e mjeteve monetare dhe burimin e tyre të verifikueshëm pranë zyrtarit doganor.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e kufirit doganor, zbatimin e legjislacionit në fuqi, parandalimin e kontrabandës dhe qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme.

The post Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

Gjini paralajmëron Kurtin: Aleanca nga sot do të jetë në terren, do të jemi opozitë e pakompromis

Gjini paralajmëron Kurtin: Aleanca nga sot do të jetë në terren, do të jemi opozitë e pakompromis

Si lindi Kryqi i Kuq, një nga organizatat më të njohura humanitare në botë? – Historia nis në Zvicër

Si lindi Kryqi i Kuq, një nga organizatat më të njohura humanitare në botë? – Historia nis në Zvicër