Diplomatja shqiptare Edita Harxhi ka thënë se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është me origjinë nga Shkodra e Shqipërisë.
Harxhi tregoi lidhjet e familjes së saj me Shkodrën dhe zhvendosjen në një lagje të Prizrenit.

“Zonja Shiroka është me origjinë nga Shkodra, janë katolikë nga Shkodra, të cilët janë të ardhur në Prizren. Ka qenë një lagje e katolikëve në Prizren ku ka qenë edhe familja e Nënë Terezës dhe babai i saj ka qenë artisti i filigramit më i famshmi në Kosovë, Simon Shiroka. Ajo ka qenë e martuar me një zotëri me mbiemrin Pula, familje me emër në Gjakovë. Ai ishte inxhinier shumë i njohur elektroenergjetikës në Kosovë. Babai i saj Simon Shiroka i ndjerë, ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm tek zonja presidente dhe dy vajza të tjera”, ka thënë ajo në Euronews Albania.
Harxhi tregoi se këto informacione i mësoi nga vetë presidentja Shiroka-Pula, gjatë një takimi me të.
“Për mua shumë e bukur kjo që ajo është katolike. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka impresionuar ky fakt kur më ka treguar se nga vinte”, ka thënë ndër të tjera diplomatja shqiptare.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota për. /Insajderi.org/
The post Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra appeared first on Insajderi.



