Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shumë punë përpara dhe se institucionet duhet të bashkëpunojnë për përballimin e sfidave shtetërore. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit të parë me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sponsor 3M Express

Kurti tha se takimi me presidenten u fokusua në bashkëpunimin institucional dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

“Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës”, tha Kurti.

Ai theksoi se Kosova tashmë ka institucione funksionale, pas një periudhe prej më shumë se një viti, dhe se fokusi duhet të jetë te puna përpara.

“Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore”, u shpreh Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dogana konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove në pikën kufitare në Bërnjak

Dogana konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove në pikën kufitare në Bërnjak

Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra

Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra

Sulmi rus ndaj autobusëve në Ukrainë lë 33 të vrarë

Sulmi rus ndaj autobusëve në Ukrainë lë 33 të vrarë

Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore | Momenti