Konjufca në Sofje: Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën

Konjufca në Sofje: Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën

Konjufca në Sofje: Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca na Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII në Sofje, ka ngritur shqetësimin për pengesat e vazhdueshme të Serbisë ndaj shkëmbimeve të energjisë elektrike me Republikën e Kosovës, pavarësisht skadimit të afatit të përcaktuar nga Komuniteti i Energjisë.

Sponsor 3M Express

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Konjufca bëri thirrje për veprim të vendosur evropian në sigurimin e respektimit të detyrimeve ekzistuese, duke theksuar se këto pengesa cenojnë sigurinë energjetike rajonale.

Në fjalën e tij, ministri nënvizoi edhe rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës në këtë rrjet, duke theksuar se investimet në Linjën Hekurudhore 10 dhe projektin e planifikuar për hekurudhen Prishtinë–Durrës kontribuojnë në forcimin e ndërlidhjes rajonale, diversifikimin e rrugëve të transportit dhe sigurinë euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Në përmbyllje, ai ka theksuar se Korridori VIII duhet të jetë më shumë sesa një vijë në hartë dhe se një Ballkan Perëndimor i ndërlidhur dhe i qëndrueshëm kërkon bashkëpunim të papenguar dhe përfshirjen e plotë të Republikës së Kosovës./Klankosova.tv

Lexo edhe

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner