Një i mitur është arrestuar pasi njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar armë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 në fshatin Skivan të Gjakovës.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Skivjan, Gjakovë 07.10.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 1-revolver, 1-pistoletë me karikator dhe 6-fishekë cal-7.65 mm. Me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/




