Kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka realizuar kontrolle në dy lokacione të tregut në zonën e Rugovës, në Prizren, lidhur me shitjen e paautorizuar të peshkut dhe dyshimet për kontrabandë nga shtetet fqinje.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e hershme të mëngjesit, është konfiskuar peshku që po shitej pa autorizimin përkatës.
Sipas njoftimit të FPSRK-së, peshku i konfiskuar është asgjësuar, ndërsa për këtë veprim është hartuar procesverbal zyrtar.
Nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të parandalimit të shitjes së paligjshme të peshkut, luftimit të kontrabandës dhe zbatimit të Ligjit për Peshkimin.
Kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë formë e tregtisë së paautorizuar dhe se ligji duhet të zbatohet për të gjithë pa dallim.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ujërat, faunën peshkore dhe interesin e peshkatarëve të ligjshëm në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratën e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Konfiskohet dhe asgjësohet peshku që shitej pa autorizim në Prizren appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




