Komanda Rajonale Lindje e Forcës së Kosovës KFOR, ka pritur zyrtarë rajonalë për informim publik të Policisë së Kosovës në kampin Bondsteel, në kuadër të një aktiviteti për zhvillim profesional dhe forcim të bashkëpunimit.

Sipas njoftimit në Facebook, pjesëmarrësit kanë shkëmbyer përvoja dhe kanë diskutuar për komunikimin me publikun, bashkëpunimin me mediat, përdorimin e rrjeteve sociale, tregimin vizual përmes telefonave mobilë, si dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.
“Ky shkëmbim u ka mundësuar përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit, të forcojnë raportet profesionale dhe të përmirësojnë koordinimin, me synimin për të siguruar komunikim të shpejtë dhe të saktë me publikun”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv




