Katër ukrainas arrestohen në Vjenë nën dyshimin për spiunazh, mes tyre dy gazetarë

Katër ukrainas arrestohen në Vjenë nën dyshimin për spiunazh, mes tyre dy gazetarë

Katër ukrainas arrestohen në Vjenë nën dyshimin për spiunazh, mes tyre dy gazetarë

Katër shtetas ukrainas janë arrestuar në Vjenë të Austrisë, nën dyshimin për spiunazh.

Lajmin e bëri të ditur të premten ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, ndërsa gazeta ukrainase Ukrainska Pravda raportoi se në mesin e të ndaluarve janë edhe dy anëtarë të ekipit të saj.

Sponsor 3M Express

Sipas Karnerit, tre nga katër personat e arrestuar vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ai nuk dha detaje të tjera për rastin, duke arsyetuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Ndërkohë, agjencia austriake e lajmeve APA, duke cituar një zëdhënëse të Ambasadës së Ukrainës në Vjenë, raportoi se përfaqësia diplomatike po pret sqarime nga autoritetet austriake lidhur me rrethanat e arrestimeve dhe bazën e tyre ligjore.

Kryeredaktorja e Ukrainska Pravda, Sevgil Musaieva, bëri të ditur në një postim në Facebook se gazetari hulumtues Mykhailo Tkach ishte liruar të enjten, pas më shumë se 12 orësh ndalim në Vjenë.

Megjithatë, sipas saj, pajisjet e komunikimit të gazetarit nuk i janë kthyer, duke e bërë të pamundur kontaktimin e drejtpërdrejtë me të nga redaksia.

“Megjithatë, pajisjet e tij të komunikimit nuk janë kthyer, kështu që zyra editoriale aktualisht nuk është në gjendje ta kontaktojë drejtpërdrejt”, ka shkruar Musaieva.

Ajo gjithashtu tha se kameramani Yaroslav Bondarenko ishte plagosur gjatë ndalimit të tij.

“Aktualisht, nuk jemi në dijeni të statusit procedural të të dy gazetarëve”, shtoi kryeredaktorja.

Revista austriake Profil, duke cituar një zëdhënëse të Prokurorisë së Vjenës, raportoi se Bondarenko pritet të lirohet së shpejti.

Ndërkaq, dy personat e tjerë, të arrestuar të hënën, dyshohet se kanë spiunuar për një shërbim të inteligjencës ukrainase. Ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim, ndërsa autoritetet austriake po zhvillojnë hetimet për rastin.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Droni ‘Bayraktar’ fluturon mbi Gjakovë

Droni ‘Bayraktar’ fluturon mbi Gjakovë

Mujanoviq: Lobimi i Dodikut në SHBA, shqetësim për sigurinë

Mujanoviq: Lobimi i Dodikut në SHBA, shqetësim për sigurinë

“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së