“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka folur për një periudhë të vështirë që ka përjetuar i biri, duke zbuluar edhe bisedën telefonike që pati me yllin portugez pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për revistën portugeze TV 7 Dias, Dolores tregoi se e kishte telefonuar Cristiano Ronaldon për të mësuar më shumë rreth situatës, ndërsa ai i kishte kërkuar të mos shqetësohej, transmeton Klankosova.tv.

“Pasi djali im u largua nga grumbullimi i kombëtares, e telefonova dhe ai më tha: ‘Mami, mos u shqetëso. Do ta tregoj të vërtetën kur të jemi të gjithë bashkë’. Unë iu përgjigja: ‘Në rregull, biri im. Kaloje këtë situatë’”, rrëfeu ajo.

Dolores zbuloi se ishte përpjekur ta qetësonte të birin dhe t’i jepte gjithë mbështetjen e saj, por në fund vendimi i takonte vetë Ronaldos.

“I thashë të qëndronte i qetë, por në fund ai e mori vendimin e tij. U përpoqa t’i jepja gjithë forcën time, por kjo nuk e ndryshoi asgjë”, u shpreh nëna e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Ajo nuk i fshehu as emocionet, duke theksuar se Ronaldo ka dhënë jashtëzakonisht shumë për Portugalinë dhe se, sipas saj, nuk është vlerësuar gjithmonë ashtu siç e meriton.

“Cristiano i ka dhënë shumë Portugalisë dhe do të jetë gjithmonë aty. Ai ka qenë gjithmonë heroi i Portugalisë, por nuk i japin vlerësimin që meriton, në mënyrën që e meriton”, deklaroi Dolores.

Ajo pranoi se kishte derdhur lot, duke shtuar se ndonjëherë të qarët është një mënyrë për të çliruar emocionet e grumbulluara.

“Qava pak. Ndonjëherë, të qash të ndihmon të çlirosh atë që ndien. Duhet ta kalojmë këtë fazë”, u shpreh ajo.

Lexo edhe

Me ftesë të Putinit, Schröder merr pjesë në festën e ditëlindjes së tij, Merz i tronditur

Me ftesë të Putinit, Schröder merr pjesë në festën e ditëlindjes së tij, Merz i tronditur

Një çift homoseksual shqiptar po bëhet me fëmijë (VIDEO)

Një çift homoseksual shqiptar po bëhet me fëmijë (VIDEO)

Konfiskohet dhe asgjësohet peshku që shitej pa autorizim në Prizren

Konfiskohet dhe asgjësohet peshku që shitej pa autorizim në Prizren