Ademi dhe Duka mbështesin Ceferinin për një mandat të ri në krye të UEFA-s

Ademi dhe Duka mbështesin Ceferinin për një mandat të ri në krye të UEFA-s

Ademi dhe Duka mbështesin Ceferinin për një mandat të ri në krye të UEFA-s

Gjatë ditës së sotme është mbajtur në Berlin të Gjermanisë takimi i UEFA Top Executive Programme (TEP), ku në fokus ishte e ardhmja e futbollit evropian.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e 55 federatave anëtare të UEFA-s, të cilët shprehën mbështetjen unanime për Aleksander Čeferinin për një mandat të fundit në krye të këtij institucioni.

Sponsor 3M Express

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe ai i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të cilët mbështetën kandidaturën e Čeferinit.

Duka, përmes një postimi në faqen e tij, bëri të ditur se 55 federatat anëtare u bashkuan në mbështetje të presidentit aktual të UEFA-s, i cili e pranoi kërkesën për një mandat të fundit.

“Një mesazh i fortë uniteti nga 55 federatat anëtare të UEFA-s, që mbështetën unanimisht Aleksander Čeferin për një mandat të fundit si President i UEFA-s, kërkesë që ai e pranoi. Bashkë për një futboll evropian më të fortë”, shkroi Duka.

The post Ademi dhe Duka mbështesin Ceferinin për një mandat të ri në krye të UEFA-s appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E konfirmon Iraola: Isak dhe Gakpo nuk luajnë ndaj Man City-t

E konfirmon Iraola: Isak dhe Gakpo nuk luajnë ndaj Man City-t

Apple përgatit MacBook-un me ekran me prekje, zbulohet data e mundshme e prezantimit

Apple përgatit MacBook-un me ekran me prekje, zbulohet data e mundshme e prezantimit

Aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas për transportimin e mbi 6 kg marihuanë

Aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas për transportimin e mbi 6 kg marihuanë