Gjenden dy piktura të vjedhura të Renoir në Francë

Gjenden dy piktura të vjedhura të Renoir në Francë

Gjenden dy piktura të vjedhura të Renoir në Francë

Autoritetet franceze kanë rikuperuar dy piktura të piktorit të njohur Pierre-Auguste Renoir, të cilat ishin vjedhur muajin e kaluar nga një muze në Francë.

Pikturat e gjetura janë “Portrait of Madame Colonna Romano”, e vitit 1910, dhe “Jeune fille au puits”, e vitit 1886.

Sponsor 3M Express

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në vjedhje. Hajdutët fillimisht kishin marrë katër vepra arti, me vlerë totale mbi 10 milionë dollarë, por dy prej tyre i kishin hedhur gjatë arratisjes.

Kryetari i komunës së Cagnes-sur-Mer, Bryan Masson, ku ndodhet Muzeu Renoir, e ka cilësuar rikuperimin e pikturave si një lehtësim të madh, duke theksuar se ato janë pjesë e historisë dhe trashëgimisë së qytetit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se si janë gjetur pikturat.

Vjedhja vjen pas një vargu grabitjesh të bujshme në muzetë evropianë, përfshirë edhe vjedhjen e xhevahireve të kurorës nga Muzeu i Luvrit në Paris vitin e kaluar

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

Emailet kërcënuese për bomba, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit

Emailet kërcënuese për bomba, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit

Kongresmeni Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në

Kongresmeni Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në