Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Vlad Dracula-Lowe, i njohur si Drak, është një 51-vjeçar nga Zelanda e Re, i cili identifikohet si vampir që në fëmijëri. Ai ka bërë disa transformime ekstreme fizike për t’iu përshtatur pamjes që dëshiron, përfshirë implantimin e brirëve nën lëkurë dhe vendosjen e dhëmbëve artificialë të mprehtë.

Sponsor 3M Express

Drak, baba i tre fëmijëve, tregon se për rreth 13 vite ka fjetur në një arkivol, derisa ai u dëmtua nga një përmbytje dhe vendosi ta zëvendësonte me një shtrat.

Ai pranon se ka konsumuar edhe gjak, por thotë se kjo nuk është pjesë e dietës së tij të përditshme. Gjithashtu shmang ekspozimin në diell, pasi lëkura e tij digjet lehtë, ndaj zakonisht mban veshje me kapuç edhe në ditët e nxehta.

Në një intervistë për LADbible, Drak theksoi se njerëzit kanë krijuar një ide të gabuar për vampirët nga filmat dhe librat.

“Jam një njeri krejt i zakonshëm, por kam lindur vampir dhe gjithmonë kam jetuar sipas këtij stili. Nuk mund të shndërrohem në lakuriq nate apo të zhdukem”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk ka asnjë problem të hyjë në kishë, të prekë ujë të bekuar apo të mbajë një kryq, ndryshe nga ajo që paraqitet në filmat horror.

Për shkak të pamjes së tij, Drak tërheq shpesh vëmendjen e njerëzve në publik, por kërkon që ata të mos e paragjykojnë dhe, nëse janë kuriozë, ta pyesin drejtpërdrejt për stilin e tij të jetesës.

“Do të preferoja që njerëzit të afroheshin dhe të më pyesnin se përse dukem kështu, në vend që të nxjerrin përfundime. Nuk kam ndërmend të kafshoj apo t’u pi gjakun njerëzve”, tha ai.

Lexo edhe

Tribunat brohorisnin “vrasës”: Portieri përjetoi momente të rënda pas tragjedisë

Tribunat brohorisnin “vrasës”: Portieri përjetoi momente të rënda pas tragjedisë

Banesë 69m² në shitje – dy dhoma gjumi dhe lokacion pranë qendrës #17061

Banesë 69m² në shitje – dy dhoma gjumi dhe lokacion pranë qendrës #17061

Mbyllet qendra humanitare në Bronx pas ndalimit të themeluesit shqiptaro-amerikan nga autoritetet e emigracionit

Mbyllet qendra humanitare në Bronx pas ndalimit të themeluesit shqiptaro-amerikan nga autoritetet e emigracionit