Jeta Zeka, gjyqtarja e parë femër nga Kosova në garat evropiane

Jeta Zeka, gjyqtarja e parë femër nga Kosova në garat evropiane

Jeta Zeka, gjyqtarja e parë femër nga Kosova në garat evropiane

Gjyqtarja nga Peja, Jeta Zeka është nominuar për të ndarë drejtësinë në dy ndeshje të FIBA EuroCup Women, duke shënuar një moment historik për basketbollin kosovar.

Sponsor 3M Express

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se Jeta Zeka do të bëhet gjyqtarja e parë femër nga Kosova që do të ndajë drejtësinë në garat evropiane të klubeve të organizuara nga FIBA.

Gjyqtarja nga Peja është nominuar për dy ndeshje të FIBA EuroCup Women, një arritje e rëndësishme për karrierën e saj dhe për përfaqësimin e gjyqtareve kosovare në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja e parë në të cilën do të jetë e angazhuar Zeka do të zhvillohet më 14 tetor 2026, në Campobasso të Italisë, ku do të përballen Magnolia Basket Campobasso dhe Cinkarna Celje.

Një javë më vonë, më 21 tetor, ajo do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në duelin mes GEAS Basket SSDRL dhe Panathinaikos A.C., që do të zhvillohet në Milano të Italisë.

Ky nominim përbën një moment të veçantë për Jeta Zekën dhe një hap të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, duke dëshmuar rritjen e përfaqësimit të gjyqtareve kosovare në garat evropiane. /Telegrafi/

Lexo edhe

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë