Ish-bashkëshorti i Emily Ratajkowskit bëhet baba për herë të dytë

Ish-bashkëshorti i Emily Ratajkowskit bëhet baba për herë të dytë
Producenti i filmave, Sebastian Bear-McClard, ish-bashkëshorti i modeles Emily Ratajkowski, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij, Alessandra Brawn, kanë mirëpritur një djalë, të cilin, sipas burimeve, e kanë quajtur Donte. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se nëna dhe foshnja janë mirë dhe se të dy janë jashtëzakonisht […]

Producenti i filmave, Sebastian Bear-McClard, ish-bashkëshorti i modeles Emily Ratajkowski, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe partnerja e tij, Alessandra Brawn, kanë mirëpritur një djalë, të cilin, sipas burimeve, e kanë quajtur Donte.

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se nëna dhe foshnja janë mirë dhe se të dy janë jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen e anëtarit të ri në familje.

Foto: Page Six

Bear-McClard dhe Brawn janë në lidhje që nga viti 2025, teksa thuhet se njihen që nga fëmijëria.

Alessandra Brawn ka edhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme, e Bear-McClard ka një djalë pesëvjeçar, Sylvester Apollo Bear me Emily Ratajkowskin.

Foto: Instagram

Bear-McClard dhe Ratajkowski u martuan në shkurt të vitit 2018, divorci i tyre u finalizua në korrik të vitit 2025, pas raportimeve për tradhti.

Ratajkowski ka folur më pas publikisht për ndarjen dhe vështirësitë që përjetoi pas lindjes së djalit.

Foto: Wire Image

Ajo gjithashtu rrëfeu se kishte pasur frikë që në fëmijëri nga mundësia për t’u bërë nënë e vetme.

Ndërkohë, Bear-McClard është parë së fundmi në New York duke shëtitur me foshnjën. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Lexo edhe

“I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

“I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

Kurti opozitar i quante ‘majmunë’: Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

Kurti opozitar i quante ‘majmunë’: Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

Defekt në pompat e Badovcit, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës

Defekt në pompat e Badovcit, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës

Ish-bashkëshorti i Emily Ratajkowskit bëhet baba për herë të dytë | Momenti