IPK thotë se do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

IPK thotë se do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

IPK thotë se do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës.

IPK konfirmuan se, në kuadër të këtij hetimi, përveç ankesave të pranuara nga qytetarët, do të verifikohen edhe pretendimet e ngritura lidhur me afatin e skadimit të gazit lotsjellës të përdorur gjatë protestës.

Sponsor 3M Express

Sipas IPK-së, si për ankesat e pranuara në objektet e këtij institucioni, ashtu edhe për rastet e iniciuara në kuadër të detyrës zyrtare, tashmë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, përfshirë sigurimin e video incizimeve dhe dëshmive të tjera, marrjen e deklaratave dhe shikimin e dokumentacioneve zyrtare policore që ndërlidhen me menaxhimin e protestës.

“IPK do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të mandatit ligjor për të sqaruar rrethanat dhe, bazuar në gjetjet e hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren”, deklaruan nga IPK.

Gjatë protestës, e cila u mbajt me kërkesën për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, kishte ngritur dyshime se Policia e Kosovës kishte përdorur gaz lotsjellës të modelit të vitit 2018, të cilit pretendohet se i kishte skaduar afati.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

FOTO/ Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

FOTO/ Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez

A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez

Nicolas Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza të reja

Nicolas Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza të reja