Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Komunën e Ferizajt, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sponsor 3M Express

Sipas Inspektoratit, gjatë inspektimit në objekt janë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve.

Për këtë arsye, është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Qëllimi, sipas institucionit, është parandalimi i aksidenteve dhe krijimi i kushteve të sigurta në vendet e punës. /Telegrafi/

Lexo edhe

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

Lionel Messi merr një ofertë të papritur për një garë në të cilën nuk ka luajtur asnjëherë

Lionel Messi merr një ofertë të papritur për një garë në të cilën nuk ka luajtur asnjëherë

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj | Momenti