Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit

Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit

Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit

Është identifikuar personi që u gjet pa shenja jete më 15 tetor në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Azzam Dida, rreth 73-vjeçar, ndërsa identiteti i tij është konfirmuar nga familjarët.

Rasti fillimisht ishte raportuar pasi një person ishte parë i shtrirë në skaj të rrugës, ndërsa pranë kokës kishte rrjedhje gjaku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipet e urgjencës, të cilat pas ekzaminimit kanë konstatuar vdekjen e tij.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar rrethana të dyshimta.

Pamjet e kamerave të mbikëqyrjes kanë treguar se viktima është rrëzuar vetë, ndërsa më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bellingham “blindon” të ardhmen te Real Madridi

Bellingham “blindon” të ardhmen te Real Madridi

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk zbatojnë pagën minimale

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk zbatojnë pagën minimale

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s

Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit | Momenti