Një rast i posedimit të paautorizuar të armëve është zbuluar më 7 tetor në Gjakovë, pasi një i mitur, gjatë intervistimit në Polici për një rast tjetër, ka treguar disa video që kishte në telefonin e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i mituri ishte paraqitur në Stacionin Policor për t’u intervistuar lidhur me një incident të mëhershëm.
Gjatë intervistimit, ai u ka treguar hetuesve video që lidhen me një rrahje të ndodhur më 2 tetor, ku në njërën prej tyre shihet duke mbajtur në dorë një armë Zoraki M906-B, kalibër 7.65 mm.
Hetuesit kanë hasur edhe në një fotografi ku shihet një armë tjetër, revolver Rohm RG69, kalibër 9 mm.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i mituri më pas i ka dorëzuar vullnetarisht të dyja armët, të cilat janë sekuestruar nga njësia e hetimeve.
Ai ka deklaruar se armët ia kishte dhënë një shok, por ka refuzuar të tregojë identitetin e tij.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur, me vendim të të cilit është iniciuar procedura për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i mituri është dërguar në mbajtje.
Hetimet për prejardhjen e armëve dhe personat e tjerë që mund të lidhen me rastin po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post I mituri shfaq armët në videot e telefonit – Policia ia sekuestron dy pistoleta në Gjakovë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




