Haxhiu ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar gjithashtu se familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.
Burimi: RTKLive




