Koshi i mbeturinave u mbush plotë më bërllok, e ashtu edhe klasat.

Në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina” në kryeqytet stafi teknik për pesë javë nuk preku punë me dorë, ngase të njëjtit janë në grevë, për siç thanë, paga nën minimalen dhe mosdhënien e tyre me kohe.
Fehim Bislimi thotë se ndjejnë keqardhje për papastërtinë, por nuk kanë zgjidhje tjetër.
Për këtë shqetësim televizioni kontaktoi edhe me kompaninë kontraktuese, po e njëjta fajin e hedh tek Komuna e Prishtinës.
Klani tentoi të marrë një prononcim edhe nga drejtori i Arsimit, Arianit Elshani. por pavarësisht dakordimit, ai nuk u përgjigj në thirrjet e mesazhet e televizionit, kur erdhi koha.
Sidoqoftë punëtoret teknik nga e hëna do të ndryshojnë strategjinë për shprehjen e pakënaqësive.
Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.




