Krah presidentes u panë, e publikisht funksionet nuk i bën të ditura.

Berita Abazi, u raportua të jetë emëruar si shefe e kabinetit të Justina Shiroka-Pulës, por këtë as nuk e konfirmoi ajo vetë, e as presidenca.
Aktivistja e Vetëvendosjes që shërbeu edhe tek Albulena Haxhiu, nuk u përgjigj as në thirrjet e as mesazhet e televizionit.
Prapa shefes së re të shtetit u shfaq edhe Getoar Sylaj, i cili i takuar nga Klani, nuk pohoi e as mohoi rolin e tij në kabinet.
Që do të rikthehet në presidencë u përmend edhe Bekim Kupina, në detyrën e vjetër që kishte në kohën e Vjosa Osmanit, por as ky nuk e konfirmoi një gjë të tillë.
Gjersa nuk jepen informacione nëse janë kryer emërime, institucioni e edhe shefja e re e shtetit, po konsiderohet se duhet të ruajnë rolin mbipartiak.
Gjatë së premtes nga presidenca nuk pati përgjigje në pyetjet e televizionit lidhur me përbërjen e kabinetit të presidentes Shiroka-Pula.




