Protesta e 132-të në Tiranë

Protesta e 132-të në Tiranë

Protesta e 132-të në Tiranë

Protesta e 132-të kundër investimit të planifikuar në Zvërnec u zhvillua sot pasdite në Tiranë, ku protestuesit kundërshtuan edhe reformën e re administrativo-territoriale, të miratuar nga mazhoranca në Kuvend.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë.

Sponsor 3M Express

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se reforma territoriale përbën një vendim të padrejtë, pasi parashikon riorganizimin e 15 bashkive. Ajo akuzoi mazhorancën se vepron sipas urdhrave të kryeministrit Edi Rama dhe u shpreh se protestuesit nuk do të tërhiqen përballë presionit.

“Ky parlament nuk na përfaqëson më as interesat tona e as shqetësimet tona, por vepron sipas urdhrave të Edi Ramës”, tha Vatnikaj, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe të kabinetit të tij.

Edhe profesori Lush Susaj kundërshtoi reformën territoriale, duke argumentuar se ndryshimet, sipas tij, rrezikojnë të sjellin varfëri dhe shpopullim. Ai theksoi se çështjet që lidhen me bashkitë dhe pushtetin vendor nuk duhet të trajtohen si çështje partiake, por si problematika që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Susaj kritikoi gjithashtu heshtjen e punonjësve të arsimit përballë zhvillimeve në vend dhe deklaroi se protesta do të vijojë.

“Kjo protestë nuk shuhet pa larguar tiraninë. Më dhemb ajo që po i ndodh shkollës shqipe. E papranueshme që punonjësit e arsimit heshtin, heshtja është turp dhe protesta është dinjitet”, u shpreh ai.

Protesta nisi më 31 maj, në kundërshtim të investimit të planifikuar në Zvërnec. Gjatë muajve, kërkesat e protestuesve janë zgjeruar edhe në kundërshtimin e ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura dhe të “Paketës së Maleve”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)

Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)