“Fotoist 2026” hapet në Prishtinë, gazetari Tahiri vjen me detaje nga hapja e festivalit (VIDEO)

“Fotoist 2026” hapet në Prishtinë, gazetari Tahiri vjen me detaje nga hapja e festivalit (VIDEO)

“Fotoist 2026” hapet në Prishtinë, gazetari Tahiri vjen me detaje nga hapja e festivalit (VIDEO)

Ekspozita “Në sytë e tjetrit” e Korab Bashës me temën “Dhunimet seksuale dhe masakra e Gollakut” është hapur sot.

Sponsor 3M Express

Me prezantimin e kësaj ekspozite është bërë edhe hapja solemne e edicionit të 4-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, “Fotoist 2026”.

Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri dha detaje rreth këtij festivali.

“…Ky festival bëri bashkë artistë të mëdhenj vendorë e ndërkombëtarë. Në kuadër të këtij festivali u hapën edhe 12 ekspozita dhe njëra prej tyre është edhe ekspozita ‘Në sytë e tjetrit’, secila fotografi paraqet një nga përjetimet e dhunës seksuale, krejt kjo ka për qëllim që ta faktoj historinë e dhimbshme që kaloj populli i Kosovës…”, deklaroi Tahiri, derisa theksoi se kjo nuk është e vetmja ekspozitë që është hapur sa i përket çështjes së luftës.

“Fotoist 2026” që nisi më 29 shtator dhe mbahet deri më 16 tetor 2026, sipas njoftimit të stafit të këtij festivali, sjell një program të pasur me 36 ngjarje kulturore, ndër të cilat 12 ekspozita fotografike ndërkombëtare, ligjërata, debate, shfaqje filmash, promovime librash fotografikë, takime me artistë dhe aktivitete të tjera edukative e profesionale.

Lexo edhe

Protestat në Francë: Shteti premton 3000 mësues shtesë si hap për të qetësuar protestat e nxënësve

Protestat në Francë: Shteti premton 3000 mësues shtesë si hap për të qetësuar protestat e nxënësve

Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës