Haliti shpreh ngushëllime për rastin në Pozheran: Përgjegjësit të përballen me drejtësinë

Haliti shpreh ngushëllime për rastin në Pozheran: Përgjegjësit të përballen me drejtësinë

Haliti shpreh ngushëllime për rastin në Pozheran: Përgjegjësit të përballen me drejtësinë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Bogujevci nga Pozherani, pas vdekjes të dy anëtarëve të saj dhe plagosjes së një tjetri.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Vitisë në Facebook, Haliti e ka cilësuar rastin si akt të rëndë dhune, ndërsa ka kërkuar që organet kompetente të zbardhin sa më shpejt rrethanat e ngjarjes.

“Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme dhe nuk mund të kenë asnjë arsyetim”, ka shkruar Haliti.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.

“Njëkohësisht, shpreh shqetësimin dhe indinjatën time të thellë për këtë rast të rëndë dhe bëj thirrje që organet kompetente të veprojnë me urgjencë, të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme dhe nuk mund të kenë asnjë arsyetim. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës së njeriut duhet të mbeten përparësi e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë sonë. Në këto çaste të rënda, ndaj dhimbjen me familjen Bogujevci dhe lutem që ajo të gjejë forcën për ta përballuar këtë humbje të parikuperueshme. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci!”, thuhet në postim./Klankosova.tv

 

Lexo edhe

Do të restaurohet shtëpia ku lindi Faik Konica në Greqi

Do të restaurohet shtëpia ku lindi Faik Konica në Greqi

Shqyrtimi i Avokatit të Popullit: Mandati i Speciales në Kushtetuese, jo ligji (VIDEO)

Shqyrtimi i Avokatit të Popullit: Mandati i Speciales në Kushtetuese, jo ligji (VIDEO)

“Që shiten vetë, mendojnë që krejt janë në shitje”, Jupolli ia nxjerr mesazhet artistit që sot e ironizoi

“Që shiten vetë, mendojnë që krejt janë në shitje”, Jupolli ia nxjerr mesazhet artistit që sot e ironizoi