Granit Xhaka dënohet për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit

Granit Xhaka dënohet për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit

Granit Xhaka dënohet për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptar përmes një postimi në Instagram, ku ka konfirmuar vendimin e autoriteteve zvicerane dhe ka deklaruar se e pranon përgjegjësinë.

Xhaka është dënuar me 50 ditë-gjobë, nga 3 mijë franga zvicerane secila, me kusht. Në total, gjoba arrin shumën prej 150 mijë frangash, por ajo nuk do të ekzekutohet nëse futbollisti nuk kryen shkelje tjetër gjatë periudhës së përcaktuar.

Sponsor 3M Express

“Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryej asnjë shkelje tjetër. Shpenzimet e procedurës i kam paguar”, ka sqaruar Xhaka.

Çështja u bë publike pak para ndeshjeve të fundit të kombëtares zvicerane, kur Xhaka pranoi se gjatë periudhës së pandemisë kishte falsifikuar dy certifikata vaksinimi.

Rasti ishte bërë publik fillimisht nga gazeta zvicerane “Blick”, e cila raportoi për një procedim të Prokurorisë së Lucernës lidhur me këtë çështje.

Duke reaguar pas vendimit, Xhaka shprehu gatishmërinë për të përballuar pasojat.

“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës.

34-vjeçari vazhdon të jetë një prej figurave kryesore të kombëtares zvicerane dhe një prej futbollistëve shqiptarë më të njohur në arenën ndërkombëtare.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë