Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurohen që ata të jenë të mbrojtur nga fruthi, pas rritjes së rasteve të kësaj sëmundjeje në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Përmes një video-adresimi të publikuar në Facebook, Vitia ka paralajmëruar se fruthi është rikthyer në vend dhe ka theksuar rëndësinë e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

“Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë, sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të kësaj sëmundjeje, lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt, siç e kemi bërë me gjenerata. Institucionet tona shëndetësore tash e sa muaj janë duke monitoruar nga afër situatën epidemiologjike. Po ashtu po merren të gjitha masat e nevojshme duke u kujdesur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, e veçanërisht të fëmijëve tanë. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër, ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar”, ka thënë Vitia.

Sipas përditësimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar gjithsej 203 raste me fruth. Prej tyre, 17 raste janë evidentuar vetëm gjatë javës së fundit.

Instituti ka bërë të ditur se 95 për qind e rasteve të regjistruara janë te personat e pavaksinuar, duke vënë në pah rëndësinë e imunizimit për parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe kufizimin e përhapjes së saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BE-ja me kufizime të reja për makinat kineze, ja çfarë po planifikohet

BE-ja me kufizime të reja për makinat kineze, ja çfarë po planifikohet

Damoni prezanton në samitin rajonal modelin e Kosovës për shërbimet digjitale

Damoni prezanton në samitin rajonal modelin e Kosovës për shërbimet digjitale

Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët | Momenti