Faljen presidenciale për krerët e UÇK-së, gazetari Beha e sheh si version të pamundur (VIDEO)

Faljen presidenciale për krerët e UÇK-së, gazetari Beha e sheh si version të pamundur (VIDEO)

Faljen presidenciale për krerët e UÇK-së, gazetari Beha e sheh si version të pamundur (VIDEO)

Gazetari Besian Beha ka kritikuar, siç i cilësoi ai, standardet e dyfishta në raport me pavarësinë e gjyqësorit dhe reagimet politike ndërkombëtare.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Beha tha se reagimet politike ndërkombëtare janë të kuptueshme, por shqetësuese, sipas tij, mbeten rastet kur të njëjtat standarde nuk aplikohen njësoj ndaj të gjitha shteteve, transmeton Klankosova.tv.

“Këto reagimet politike ndërkombëtare janë të kuptueshme, por problemin e kam kur gjykohet me standarde të dyfishta. Në njërën anë, për shembull shteteve si Kosova, iu kërkohet me të drejtë me respektu vendimet dhe të mos ndërhyjë në pavarësinë e gjyqësorit, e në anën tjetër ish-gjyqtarit në procedurën paraprake në rastin e Thaçit, ku më pas ka kaluar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Nicolas Guillou, kanë vendosur sanksione ndërkombëtare prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veç pse ka lëshuar urdhërarrest ndaj Benjamin Netanyahut”, deklaroi Beha.

Ai theksoi se pavarësia e gjyqësorit duhet të jetë parim universal.

“Pra, nëse gjyqësori është dhe duhet të jetë i pavarur, duhet të jetë i pavarur për të gjithë, qofshin ato shtete të fuqishme, qofshin ato shtete të vogla”, tha ai.

Beha tha se për të, më shqetësuese sesa reagimet politike do të ishte nëse Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale do të përfshihej në çështjen që lidhet me ndryshimet ligjore në Kosovë.

“Për mua këto reagime politike nuk janë shqetësuese, për mua shqetësuese është nëse Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale përfshihet në këtë rast”, u shpreh ai.

Sipas tij, nëse kjo dhomë do të konstatonte se Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë apo fuqi ligjore për të ndërhyrë dhe për të ndryshuar apo plotësuar ligjin, atëherë çështja do të merrte një dimension tjetër.

“Dhoma Kushtetuese e Hagës bëhet përgjegjëse, pra i jepet kompetencë veç për rastet që janë në shqyrtim në Gjykatën Speciale, e në anën, në aspektet ligjore dhe ndryshimet e mundshme në amendamentin kushtetues bëhet përgjegjëse vetëm Gjykata Kushtetuese në Kosovë”, tha Beha.

Gazetari gjithashtu shprehu dilema lidhur me disa pika të ligjit, veçanërisht sa i përket faljes presidenciale.

“Unë i kam disa dilema për disa pika të ligjit. Dilemën që unë e kam, ndërlidhet me faljen presidenciale, që e shoh tejet problematike që të zbatohet në praktikë”, deklaroi Beha në Klan Kosova.

Ai argumentoi se krimet e luftës bien në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe se në shumë vende presidentët nuk kanë kompetencë për faljen e personave të dënuar për këto vepra.

“Sepse në asnjë vend, apo më mirë me thënë në shumë vende nuk zbatohet, për shkak që krimet e luftës bien në domenin e të drejtës ndërkombëtare edhe këto krime që bien në këtë të drejtë, në shumicën e vendeve presidenti i vendit nuk e ka të drejtën me i falë të dënuarit”, tha ai.

Lexo edhe

Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje

Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje

Ekskluzive | Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

Ekskluzive | Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

Faljen presidenciale për krerët e UÇK-së, gazetari Beha e sheh si version të pamundur (VIDEO) | Momenti