Klubi i njohur anglez i futbollit, Everton, ka uruar Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Threads, klubi britanik ka publikuar mesazhin: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!”, të shoqëruar me flamurin shqiptar dhe një zemër blu.
Urimi i Evertonit vjen në ditën kur shqiptarët kudo në botë festojnë 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.





