Rreth 1,500 nxënës kanë marrë pjesë në një marshim festiv në qytetin e Tetovës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Të veshur me ngjyrat kuq e zi, nxënësit kanë marshuar në rrugët e qytetit, ndërsa vëmendje kanë tërhequr edhe çadrat kuq e zi, të cilat i kanë bërë pjesë të këtij organizimi festiv.
Marshimi është mbështetur nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ndërsa aktiviteti ka përcjellë atmosferë festive dhe mesazhe krenarie kombëtare me rastin e festës së 28 Nëntorit.





