Amir Hoxha ka kërkuar falje publike për komentin “palaço” ndaj Bashkim Jasharit, ndërsa ka njoftuar edhe dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës.

Hoxha ka thënë se fjala e përdorur ishte reagim i momentit gjatë një debati, por e ka pranuar se ishte e papërshtatshme dhe nuk përfaqëson standardin e komunikimit që duhet ta ketë një person me përgjegjësi publike.
Ai ka kërkuar falje ndaj Jasharit dhe të gjithë atyre që mund të jenë ndier të fyer nga komenti.
Hoxha ka theksuar se reagimi ishte qëndrim personal dhe nuk përfaqësonte as subjektin politik të cilit i përket, e as institucionin që drejtonte.
Megjithatë, duke marrë parasysh përgjegjësinë publike, ai ka bërë të ditur se ka vendosur të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës.
Burimi: Insajderi





