Sot në protestën e mbajtur në Tiranë janë lënduar disa persona, ndërkaq lidhur me këtë ka njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Syri Tv njofton se në këtë protestë është lënduar gazetari i tyre Elkier Bushkolaj dhe kameramani i tij teksa po kryenin detyrën.
Të dy punëtorët e Syri Tv janë gjuajtur me ujë me presion gjatë kryerjes së detyrës, ku goditja ishte shumë e fortë.





