Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit

Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit

Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se djali i tij, Gega, ka mbushur sot një vit jetë.

Sponsor 3M Express

Në ditëlindjen e tij të parë, Gega ka vizituar Prekazin, vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, i cili lindi më 28 Nëntor.

Me këtë rast, Altin Krasniqi ka ndarë edhe një urim për Ditën e Flamurit, duke rikujtuar tri ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, Gega mbushi një vit jetë dhe, në ditëlindjen e tij të parë, vizitoi Prekazin, vendin ku më 28 Nëntor lindi Komandanti Legjendar Adem Jashari.

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan djali i Jakup Krasniqit në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

 Kujtojmë se ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi erdhi nga Haga në Kosovë për vizitë për arsye familjare.

 

 

 

Lexo edhe

Komuna e Prishtinës zhvendos muralin e Nënë Terezës në një objekt tjetër

Komuna e Prishtinës zhvendos muralin e Nënë Terezës në një objekt tjetër

“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

Rreth 1500 nxënës marshojnë kuqezi në Tetovë (VIDEO)

Rreth 1500 nxënës marshojnë kuqezi në Tetovë (VIDEO)

Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit | Momenti