Mali i Zi realizon një nga tetë kushtet e Kroacisë – malazezët paguajnë miliona euro dëmshpërblim

Mali i Zi realizon një nga tetë kushtet e Kroacisë – malazezët paguajnë miliona euro dëmshpërblim

Mali i Zi realizon një nga tetë kushtet e Kroacisë – malazezët paguajnë miliona euro dëmshpërblim

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten raportin për përfundimin e negociatave me Kroacinë lidhur me dëmshpërblimin e shtetasve kroatë që ishin mbajtur në kampin e të burgosurve në Morinj.

Sponsor 3M Express

Kjo është një nga kërkesat që Zagrebi i ka vendosur Podgoricës për përfundimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas marrëveshjes, dëmshpërblimi u takon shtetasve kroatë që nga 30 shtatori 1991 deri më 18 gusht 1992 ishin privuar me forcë nga liria ose ishin mbajtur dhe torturuar në kampet e territorit të Malit të Zi.

Kompensimi do të përfshijë edhe trashëgimtarët e personave vdekja e të cilëve mund të lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin në kamp. Qeveria malazeze nuk e ka bërë publike shumën zyrtare, por sipas burimeve të gazetës “Vijesti”, bëhet fjalë për rreth 18 milionë euro. Nga kjo shumë do të zbriten kompensimet që disa ish-të burgosur i kanë marrë më herët përmes vendimeve gjyqësore në Mal të Zi.

Shuma e dëmshpërblimit do të përcaktohet individualisht, ndërsa paratë do të transferohen në buxhetin shtetëror të Kroacisë. Lista e personave që përfitojnë nga marrëveshja do të jetë pjesë e protokollit të zbatimit.

Ndihmë edhe për familjet e viktimave në Ljubushki dhe Mostar

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria e Malit të Zi miratoi edhe ndarjen e 200 mijë eurove si ndihmë të njëhershme për personat dhe familjet e viktimave që ishin mbajtur në kampin Lora në Split, si dhe në kampet në zonat e Ljubushkit dhe Mostarit.

Nga Qeveria shpjeguan se krimet nuk ishin kryer në territorin e Malit të Zi, por viktimat ishin shtetas të këtij vendi. Këtë ndihmë e cilësuan si një masë shtesë, të ngjashme me mbështetjen e dhënë më herët për familjet e viktimave civile në Shtërpcë, Murinë dhe Tuz.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, bëri të ditur se propozimi për ndihmën ndaj familjeve të viktimave të kampit Lora ishte miratuar me iniciativën e tij dhe me propozimin e zëvendëskryeministrit Budimir Aleksiq. Numri i familjeve përfituese dhe afati i pagesave nuk janë bërë të ditur.

Në burgun ushtarak Lora, në vitin 1992, ishin mbajtur civilë dhe robër lufte, përfshirë edhe pjesëtarë të Ushtrisë Popullore Jugosllave nga Mali i Zi. Tetë pjesëtarë të policisë ushtarake kroate janë dënuar nga gjykatat kroate për krime lufte në rastet e njohura si “Lora 1” dhe “Lora 2”.

Tetë kërkesat e Kroacisë ndaj Malit të Zi

Dëmshpërblimi për të burgosurit e Morinjit është njëra nga tetë çështjet e pazgjidhura që Kroacia kërkon t’i adresojë Mali i Zi përpara përfundimit të negociatave të anëtarësimit në BE.

Kërkesat e tjera kanë të bëjnë me pronësinë e anijes shkollore “Jadran”, fatin e personave të zhdukur, ndjekjen penale të krimeve të luftës, kthimin e pronave dhe përcaktimin e kufirit.

Qeveria malazeze kishte marrë në tetor vendime për ruajtjen e pllakës përkujtimore në Morinj dhe ndryshimin e emrit të pishinës së qytetit në Kotor.

Ndërkohë, Kroacia kundërshton mbylljen e kapitullit 31, që lidhet me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, ndërsa javën e kaluar nuk dha pëlqimin as për mbylljen e kapitullit të energjetikës, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kufirit detar.

Mali i Zi synon t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti dhe të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian në vitin 2028. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Prishtinës zhvendos muralin e Nënë Terezës në një objekt tjetër

Komuna e Prishtinës zhvendos muralin e Nënë Terezës në një objekt tjetër

“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

Rreth 1500 nxënës marshojnë kuqezi në Tetovë (VIDEO)

Rreth 1500 nxënës marshojnë kuqezi në Tetovë (VIDEO)

Mali i Zi realizon një nga tetë kushtet e Kroacisë – malazezët paguajnë miliona euro dëmshpërblim | Momenti