Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut – hajnat thyejnë derën e shtëpisë dhe marrin ora, parfume e para

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 7 tetor në rrugën “Serdara Janka Vukotica” në Mitrovicë të Veriut, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë gjësende me vlerë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:20, pronari i shtëpisë, D. T, ka njoftuar Policinë pasi ka vërejtur se dera hyrëse e shtëpisë ishte thyer.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese dhe hetuesit, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit, ndërsa pronari është intervistuar lidhur me rastin.

Sipas deklarimit të tij, nga shtëpia janë vjedhur dy ora dore, një valixhe me parfume dhe një monedhë, me vlerë të përgjithshme të deklaruar prej rreth 700 eurosh.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut – hajnat thyejnë derën e shtëpisë dhe marrin ora, parfume e para appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut – hajnat thyejnë derën e shtëpisë dhe marrin ora, parfume e para | Momenti